Kancelari i Gjermanisë gjen sozinë në SHBA, është senatori amerikan

kancelari i gjermanise gjen sozine ne shba eshte senatori amerikan

10:08 10/02/2024

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe senatori amerikan i Delaware Chris Coons kanë një ngjashmëri të jashtëzakonshme.

E vështirë të dallosh se kush është kush. Ngjashmëria e tyre është bërë lajm në të gjitha mediat globale.

Madje vetë Kancelari gjerman publikoi selfie në rrjetet sociale, duke shkruar në gjermanisht “kush është kush”?

Mund të themi se ky është një nga të paktat raste kur Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, buzëqesh pasi zakonisht nuk njihet për sens humori.

Si Scholz, ashtu dhe senatori amerikan, kanë pothuajse të njëjtën moshë, të njëjtën gjatësi, të njëjtin model flokësh, tipare dhe buzëqeshje të njëjtë. Kjo e bën të vështirë që t’i dallosh në pamje të parë.

Të dy nuk ndajnë vetëm ngjashmërinë mes tyre, por edhe dashurinë për politikën si dhe nevojën për një urgjencë në dërgimin sa më shumë të ndihmave ushtarake për Ukrainën.

Kancelari i Gjermanisë ishte në Shtetet e Bashkuara në një udhëtim pune ku u prit nga Presidenti Joe Biden dhe të dy diskutuan për nevojën për të mbështetur Ukrainën. /tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts