Kancelari Kruz i siguron 6 shteteve ballkanike mbështetje të plotë drejt BE-së

22:18 18/06/2021

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka takuar ne Vjene krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor. Kurz siguroi gjashtë shtetet ballkanike për mbështetje të plotë gjatë rrugës drejt BE-se.

“Jam i keqardhur që deri tani liderët e BE-së janë marrë shumë pak me afrimin në BE të këtij rajon të rëndësishëm fqinj me ne. BE-ja nuk do të jetë e plotë derisa sa të anëtarësohen në BE te gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, është shprehur kancelari Sebastian Kurz.

Kurz foli edhe për koordinimin e veprimeve ndaj emigracionit të paligjshëm

“Së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor jemi të angazhuar për luftën e përbashkët kundër emigrimit të paligjshëm. Kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht tani qe ka nisur sezoni veror”, është shprehur ai.

Ekspertët supozojnë se migrimi drejt BE do të rritet përsëri ndjeshëm me zbutjen e kufizimeve të hyrjes nga koronavirusi. Rreth 80,000 emigrantë të paligjshëm janë aktualisht në Greqi dhe Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst, Ministri i Brendshëm Karl Nehammer ka hartuar një plan kthimi me Ballkanin Perëndimor për të kthyer emigrantët në vendet e tyre të origjinës.

Konferenca shihet nga ekspertët si një shenjë pozitive nga Austria në rolin e saj tradicional si një aleate e fortë e vendeve të Evropës Juglindore.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *