Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz ka uruar kryeministrin Edi Rama pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
“Urime Edi Ramës për fitoren e zgjedhjeve parlamentare përsëri. Austria pret të forcojë më tej marrëdhëniet tona të forta bilaterale me ju dhe të gjitha forcat politike në Shqipëri, për të luftuar së bashku pandeminë COVID19 dhe për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE për t’i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit”, ka shkruar Kurz
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al