Kancelarja gjermane përsëri me këmbëngul për mbajtjen e samitit BE-Rusi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kritikuar gjendjen e mjerueshme të marrëdhënieve me Moskën, por përsëriti angazhimin e saj për mbajtjen e një samiti midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Rusisë.

“Marrëdhëniet midis Rusisë dhe BE-së me të vërtet për momentin nuk janë mirë. Por ne po ashtu biseduam me njëri-tjetrin gjatë Luftës së Ftohtë”, tha Merkel në një video konferencë me kryeministrin francez, Jean Castex.

Më tej, Merkel shprehu bindje se të mos flasësh nuk është e përshtatshme për zgjidhjen e problemeve.

Plani i kancelares Merkel për një takim BE-Rusi është mohuar nga vendet anëtare të Evropës Lindore, të cilët mbështesin një qasje më të ashpër ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Merkel theksoi se një samit me presidentin Putin natyrisht që do të kërkonte përgatitje intensive. Ajo përsëriti se samiti duhet të adresojë të gjitha pyetjet që shqetësojnë BE-në, si dhe ato për të cilat Evropa po ashtu dëshiron të bashkëpunojë.

Për çështjet e sulmeve kibernetike ruse, si dhe Ukrainës dhe Bjellorusisë, Merkel tha se, “Mendoj se është më mirë të përballesh me presidentin rus me këto gjëra”.

Në samitin e javës së kaluar të BE-së në Bruksel, Berlini dhe Parisi kërkuan bisedime të drejtpërdrejta me presidentin Putin.

Nisma francezo-gjermane erdhi pas një takimi të fundit në Gjenevë midis presidentit Putin dhe presidentin amerikan, Joe Biden.

Por liderët e BE-së dështuan të arrijnë një marrëveshje mbi një samit të tillë. Në një deklaratë, ata thanë se “do të shqyrtojnë formatin dhe kushtet e dialogut me Rusinë”, por nuk përmendën një samit.

Deklarata po ashtu i bëri thirrje shefi të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, “të paraqesë mundësi për masa shtrënguese shtesë, përfshirë sanksionet” kundër Rusisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *