Kancelarja Merkel merr vaksinën e Modernas, pas asaj të AstraZenecas

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka marrë vaksinën e kompanisë Moderna, si dozë të dytë kundër koronavirusit, ndonëse vaksina e parë ka qenë nga kompania AstraZeneca, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë gjermane. Liderja 66-vjeçare është vaksinuar disa ditë më parë, pasi ka marrë një dozë të vaksinës së AstraZenecas në muajin prill.

Ekspertët besojnë se përzierja e vaksinave kundër koronavirusit mund të jetë ide e mirë, mirëpo megjithatë kanë thënë se është shumë herët për të nxjerrë përfundime. Merkel do të largohet nga pozita e kancelares gjermane pas 16 vjetëve në pushtet. Në muajin mars, Gjermania, bashkë me shtete tjera evropiane, patën ndaluar dhënien e vaksinave të kompanisë AstraZeneca, pasi ishte raportuar për një numër rastesh me mpiksje gjaku, pas marrjes së kësaj vaksine.

Gjermania më parë po ashtu ka kufizuar përdorimin e kësaj vaksine për moshat mbi 60 vjeç, mirëpo tani e ofron atë për të gjithë të rinjtë. Më shumë se gjysma e popullsisë gjermane tani ka marrë dozën e parë të ndonjë vaksine kundër koronavirusit, të miratuar në Gjermani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *