Kandidati për deputet u kërcënua pas numërimit të votave, reagon Presidenti Meta. Ja thirrja e tij



ilir meta2

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas kallëzimit që bëri në polici dhe denoncimit në media të kandidatit për deputët Andi Turhanaj, për kërcënimet e marra pas numërimit të votave.

Kreu i shtetit kërkon që policia të mbrojë ata që denoncojnë krimet zgjedhor.

Ndërsa bën apel që rinumërohet edhe vota e fundit e shqiptarëve.

“Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore!

Të vazhdojë procesi me transparencë të plotë deri në rinumërimin e votës së fundit të Sovranit! 🇦🇱”, shkruan kreu i shtetit.

CFARE DENONCOI ANDI TURHANAJ

Kandidati për deputet i Partisë Aleanca Demokracia e Re, drejtuar nga Myslim Murrizi, i është drejtuar Policisë së Fierit me një kallëzim penal pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Bëhet fjalë për Andi Turhanajn, kandidati i cili thotë se ka marrë kërcënime pas pretendimeve që ai ngriti se votat për tëjanë manipuluar.

Duke folur për mediat, Andi Turhanaj ka deklaruar se mesditën e së enjtes, 29 prill, kanë qenë dy persona të panjohur që i kanë shkuar pranë shtëpisë së tij dhe e kanë kërcënuar.

Pas numërimit të votave pashë që shumë vota tonat kishin dalë abstenim. E shpreha në shumë vende që kësaj gjëje unë do i shkoj deri në fund se isha i bindur te votat që kisha e njerëzit që më mbështesin.

Kur po futesha nga hyrja nga mbrapa e pallatit më vijnë dy djem. Njëri ishte me një çantë e rrinte mbrapa e tjetri mu afrua në fytyrë e më thotë “hiq dorë se do të zhdukim”.

Pas kësaj fjale më thanë filluan dhe me ofendime banale. Kur u futa në tunelin e pallatit tentova të kthej kokën. Më thanë “kokën drejt” e filluan prapë duke më sharë“, ka deklaruar për mediat kandidati për deputet.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *