Kandidati për President vdes nga Covid në ditën e zgjedhjeve

12:25 22/03/2021

Kandidati i opozitës për President në Kongo ka ndërrur jetë nga Covid. Vdekja e tij ka ardhur në një moment kur pritet të zgjidhej President dhe qytetarët kishin votuar.

Kolelas vdiq në një avion ambulancë teksa po transportohej për në Francë për kujdes më të specializuar mjekësor. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i tij i fushatës.

Disa orë më parë 61-vjeçari ishte shfaqur në një video të shpërndarë në mediat sociale, ku ai hoqi maskën e oksigjenit dhe u tha mbështetësve të tij se ai ishte “duke luftuar me vdekjen“.

Por edhe pse një prej kandidatëve ka ndërruar jetë, në bazë të ligjeve vendase zgjedhjet nuk do të anulohen dhe do të konsiderohen të kryera.

Kandidati për President, Kolelas, i cili ishte diabeti. Ai ishte një nga gjashtë kandidatët që garuan kundër Presidentit Sassou Nguesso, i cili është në pushtet që nga 1979, përveç një periudhe 5’vjeçare pas humbjes së zgjedhjeve në 1992.

Kongo ka regjistruar zyrtarisht më shumë se 9,000 raste me Covid dhe 130 vdekje./tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *