Kandidatja e PD takim me banorët e kompleksit “Fratari” në Kashar: Do i kthejmë çdo qytetari dinjitetin që i takon!



Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Lediana Fratari ishte në zonën e Kasharit, me banorët e kompleksit “Fratari”. Në faqen e saj ajo shkruan për një takim entuziast me banorët e rinj.

Fratari1-1-674x450

“Në Kashar ishte një takim i mrekullueshëm me banorët e kompleksit të banimit “Fratari”. Pas ndërtimit të banesave, të cilat u janë dhënë banorëve sipas një skeme kreditimi të butë, kompania “Fratari” ka ndërtuar edhe një qendër shëndetësore për ta. Rikthimi im këtu, tashmë si kandidate për deputete e zonës, ishte një si një ditë feste për të dyja palët. Mbi 80 banorë u bashkuan me ne në këtë takim.

Mirënjohja e këtyre njerëzve lexohet në cdo fjalë që thonë. Ndrësa unë nuk jam këtu për të marrë mbrapsht votën e  mirënjohjes, por për tu thënë se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë tashmë si një premtim për tua përmirësuar jetesën dhe kushtet në këtë mjedis të ri banimi, e më gjerë” – shkruan Fratari.

Me tej ajo pohon se “unë jam në politikë për të punuar që cdo qytetari t’i garantohen e kushtet normale të jetesës dhe shërbimet më të domosdoshme shëndetësore e sociale”.

Ajo ftoi banorët e kësaj zone, por edhe të tjerët që në 25 prill të votojnë numrin 9 tek lista e partive dhe 34 tek lista e kandidatëve.

Fratari2-1 Fratari3

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *