Kandidatja për deputete e LSI-së në Durrës, Elona Guri konfliktohet me një qytetar. Policia jep detajet e ngjarjes

Një ditë na nisja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, një incident është regjistruar në Durrës, ku e përfshirë ishte edhe një kandidate për deputete.
LSIi
Bëhet fjalë për kandidaten për deputete të LSI-së, Elona Guri. Policia raporton se Guri, rreth orës 14:30 është konfliktuar me një qytetar në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit.

Vetë zyrtarja e LSI-së thotë se incidenti është shkaktuar sepse eksponentë të qeverisë kanë vënë në zyrat e LSI-së kamera, për të kërcënuar njerëzit që besojnë te kjo forcë politike, për t’i shantazhuar dhe hequr nga puna.

“Denoncoj sot këtu një akt të paprecedentë, i cili nuk ka ndodhur në 30 vite tranzicion. Dënoj ashpër, i bëj thirrje të gjitha organeve të marrin masa për të gjithë mafien e Rilindjes, të cilët i harxhojnë lekët me servera, me kamera të vendosura në zyrat e LSI, të cilët kërkojnë të kërcënojnë njerëzit që vijnë dhe besojnë te LSI, për t’i hequr nga puna dhe për t’i shantazhuar.

Kjo tregon kapitullimin e Rilindjes ndaj ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve votoni në datën 25 alternativën më të mirë, atë që ju besoni, qytetarinë e bërjes së fushatës”, tha Guri në një prononcim, nga selia e LSI-së.

Informacion paraprak

Më datë 24.03.2021, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konflikit.

kamera

kamera 2

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *