Kandidimi i Tom Doshit, Prokuroria kërkesë për informacion ambasadës së SHBA: Do ndërmarrim hapa në varësi të…

Prokuroria e Tiranës i është drejtuar me një kërkesë ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për informacione lidhur me kandidatin për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, Tom Doshin.

Në letër thuhet se në varësi të përgjigjes së ambasadës së SHBA “do të ndërmarrim hapa”.

Kujtojmë këtu që ambasada e ShBA në disa reagime ka kërkuar të Tom Doshi të mos jetë pjesë e listave për deputet në zgjedhje.

PRESIONI I YURI KIM DHE PËRGJIGJJA E TOM DOSHIT

Javët e fundit ambasadorja Yuri Kim ka rritur presionin mbi partitë politike, duke u kërkuar të filtrojnë listat e kandidatëve për deputetë, në mënyrë që të shmangen personat me rekorde kriminale.

Së fundmi ajo është shprehur se Doshi nuk është i pafajshëm dhe prokurorët duhet të bëjnë punët e tyre.

“Mendoj që KQZ-ja ka përgjegjësi të shqyrtojë të gjitha rekordet në mënyrë që të sigurohet që kandidatët të kualifikohen. Në këtë rast ai nuk është s’kualifikuar, e kjo nuk do të thotë që ai është i pafajshëm”, tha Kim.

“Dua të them që është një gjë shumë e mirë që Partia Demokratike ka qenë e qartë në dënimin e këtij personi duke kërkuar që ky person të largohet nga lista e kandidatëve për deputetë”, tha ajo. Ndërsa sa i takon PS-së, Yuri Kim u shpreh: “kam krijuar pak konfuzion por mendoj që është koha e duhur për të qartësuar çdo konfuzion dhe për të qenë absolutisht të qartë se ku qëndrojmë të gjithë”, shtoi ambasadorja.

Pas kërkesave të vazhdueshme të Yuri Kim, nuk vonoi as përgjigjja e Tom Doshit, i cili u shpreh: “Na jepni besimin, t’ju kthjejmë shpresën. Shqiptarët nuk kanë më shpresë, dhe PSD-ja është e vetmja forcë që do ‘tju kthejë këtë shpresë, pasi sipas tij, korrupsioni është shqetësimi më i madh! Unë jam një mbështetëses i Amerikës dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët është reforma në drejtësi. Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament”.

RAMA: TOM DOSHI ËSHTË ENGJËLL PARA BERISHËS DHE METËS

Ndërsa Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Doshin për korrupsion domethënës, Rama thotë se ai është engjëll përpara Sali Berishës dhe Ilir Metës. “Vetë ambasadorja më parë e ka komunikuar me publikun me atë që unë i kam thënë. Së dyti nuk kemi asnjë dallim me ambasadoren dhe së treti, unë dhe ne kemi ndërkohë një target më të gjerë se sa individi për të cilin flasim sepse ne duhet të merremi me Saliun përpara të cilit Tom Doshi është engjëll, duhet të merremi me Ilirin përpara të cilit Tom Doshi është engjëll, duhet të merremi me Monikën përpara të cilës Tom Doshi është engjëll. Ndërkohë për Tom Doshin, unë nuk kam asnjë dallim nga ambasadorja dhe qëndrimi i Shteteve të Bashkuara”, do të shprehej Edi Rama në një intervistë televizive.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *