“Kanë abuzuar barbarisht gjatë këtij viti, shitën 50% më shtrenjtë”- Erion Braçe flet për bujqësinë: Duhet ta pranojmë nga unë i pari, kemi afrimitet edhe klientelist me importet









Deputeti i PS Erion Braçe ka vënë theksin në fjalën e tij sot në panelin për bujqësinë tek plaga e madhe e prodhimit vendas të goditur edhe nga importi.

“Bujqësi jo aq sa duhet e nevojitet dhe importe te shtrenjta të produkteve të gatshme që na vijnë nga Evropa e më gjerë e kjo është kriza jonë, këtë krizë ne duhet ta adresojmë për ta zgjidhur”, theksoi Braçe.

Sipas tij, kompanite e importit te inputeve bujqesore kane abuzuar duke shitur 50% me shtrenjte se sa e kane sjelle ne Dogane kete vit dhe ate qe kaloi.

Erion Braçe: Pandemia, lufta në lindje të Evropës do duhej të na kishte bërë të vetëdijshëm për nevojën jetike të fshatit, bujqësisë, blegtorisë, prodhimi vendas, fshatarëve ta themi troc se është përdorur me konotacion negativ ndërkohë që s’është turp të jesh nga fshati.

S’ka ndodhur duhet ta pranojmë e nga unë i pari të pranojmë një nga arsyet e rëndësishme se ne kemi pak afrimitet me importet, madje dhe afrimitet klientelist dhe të lëndëve të para e produkteve te gatshme që vijnë nga importi.

Është themelore kjo vecanërisht ndarja e tregtarëve të mëdhenj të lëndëve të para që cmimet e tyre po i vuajnë të gjithë që janë këtu sot.

Katër veta sjellin sot vajin, 3 veta sheqerin, 4 veta orizin, sic dy veta zotërojnë tregun e inputeve bujqësore që vuani të gjithë cmimet e tyre.

Nuk është e vërtetë ajo që ne themi zakonisht që në atë treg ka konkurencë.

Një pjesë e madhe e tyre kanë abuzuar barbarisht gjatë këtij viti e vitit që kaloi.

Të dhënat qe kam une nga Doganat e Tatimet tregojnë që kanë shitur 50% më shtrenjtë nga sa kanë sjellë në doganë plehrat kimike që një pjesë janë dhe të pacertifikuara.

Pra bujqësi jo aq sa duhet e nevojitet dhe importe te shtrenjta të produkteve të gatshme që na vijnë nga Evropa e më gjerë e kjo është kriza jonë këtë krizë ne duhet ta adresojmë për ta zgjidhur”, tha Braçe

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.