Kaos me COVID-in në Serinë A, skuadra e lojtarit të Kombëtares bën kërkesë zyrtare Federatës









COVID-i ka “pushtuar” Serinë A. Në çdo moment skuadrat po raportojnë raste të tjera për lojtarët e tyre. Saleritana është një ndër skuadrat më të prekura deri më tani. Skuadra ku aktivizohet Frederik Veseli ka bërë një kërkesë zyrtare Federatës për të shtyrë ndeshjen e ardhshme.

saleritana 1

Në faqen zyrtare të tyre, klubi njofton se ka futur lojtarët e infektuar në izolim, dhe kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Venecias.

“Klubi njofton se autoritetet shëndetësore kanë urdhëruar 10 ditë karantinë për lojtarët e infektuar, 5 ditë për ata që kanë pasur kontakte me këta lojtarë, të cilët janë të vaksinuar plotësisht dhe 10 ditë për ata me një dozë vaksinë. Kështu që autoritetet kanë vendosur që ata persona që janë të infektuar, nuk do të marrin pjesë në asnjë aktivitet.

Këtë vendim Saleritana ja ka dërguar Federatës, si kërkesë për shtyrjen e ndeshjes. Nuk dihet ende nëse mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli ka rezultuar pozitiv ose jo.

saleritana

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *