Kaos në Aeroportin e Kabulit

12:35 19/08/2021

Mijëra persona kërkojnë të largohen nga vendi

Prej 5 ditësh, aeroporti i Kabulit është i rrethuar nga kaosi. Me mijëra janë afganët që duan të largohen nga vendi, tani që vendlindja e tyre është në duart e ekstremistëve talibanë. Shpresat janë te avionët që evakuojnë të huajt, por për t’i mbajtur ata larg aeroportit, militantët talibanë përdorin armët për t’i larguar. Nga të shtënat, prej të Dielës numërohen të paktën 12 të vrarë.

Shumë familjarë u përgjërohen ushtarëve amerikanë që të paktën t’u marrin me vete fëmijët. Kaosi ka shkaktuar vonesa të mëdha në evakuimin e stafeve diplomatike perëndimore dhe bashkëpunëtorëve të tyre nëpërmjet këtij aeroporti.

Zyrtarët amerikanë thonë se pavarësisht se premtuan evakuime të sigurta, militantët talibanë po e minojnë këtë proces, duke penguar hyrjen e bashkëpunëtorëve dhe të tjerë shtetasve afganë në aeroport, e duke i dhunuar ata.

Talibanët u kanë lënë afat ushtarëve amerikanë të mbetur të qëndrojnë në Afganistan për përfundimin e evakuimeve deri më 11 Shtator, ditën e 20-vjetorit të sulmeve kundër kullave binjake në Nju Jork.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *