Kaos në Bavari/ “Alkooli trazon një qytet të tërë”, shoferi i dehur kalon semaforin e kuq dhe merr para 30 automjete (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani. Një shofer kamioni në gjendje të dehur kaloi në semafor të kuq, duke dëmtuar më shumë se 30 automjete. Ngjarja ndodhi në Gjermaninë jugore në Fuerth, Bavari. Nga aksidenti i plagosur mbeti shoferi dhe dy persona të tjerë.

“Shoferi turk 50-vjeçar u arrestua në vendngjarje dhe ishte në gjendje të dehur”, tha policia, duke shtuar se dëmi ishte i madh.

Oficerët shpjeguan se ai nuk arriti ta kuptonte që semafori ishte i kuq dhe goditi një makinë pasagjerësh në një vendkalim, duke i shkaktuar lëndime të lehta gruas që drejtonte, automjetin.
Por ai nuk u ndal pas aksidentit të pare, përplasi disa makina të parkuara, duke i shtyrë ato, ndërsa përplasjes nuk i kanë shpëtuar as disa banesa aty pranë ngjarjes. Nga përplasja ka marrë flakë edhe një kamion dhe disa makina si dhe një shtëpi.

Në total, 31 automjete besohet se janë dëmtuar. Prokurorët vendas kanë urdhëruar ndalimin e shoferit të kamionit, i cili nuk ka vendbanim fiks në Gjermani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.