Kaos në kufirin bjellorus me Poloninë

kaos ne kufirin bjellorus me polonine
kaos ne kufirin bjellorus me polonine

09:22 10/11/2021

Morawiecki: Putin, ideator i një lufte hibride

Të shtëna në ajër janë ndër mesazhet paralajmëruese që forcat polake të sigurisë u dërgojnë qindra refugjatëve dhe emigrantëve që sulmojnë vazhdimisht kufirin e Polonisë nga krahu i Bjellorusisë, të cilin ata po përpiqen prej disa ditësh ta kalojë për t’u dyndur drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Orët e fundit, dhjetëra emigrantë u plagosën gjatë disa tentativave të dhunshme për të kapërcyer gardhin kufitar.

Policia polake ka mbyllur pikën më të rëndësishme kufitare me Bjellorusinë dhe nyjën kryesore rrugore drejt Rusisë, pas dyndjes ditët e fundit të mijëra emigrantëve nga vendet myslimane të strehuar në kufi. Kryeministri polak Mateus Moraviecki tha para parlamentit se presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko po përpiqet të nxisë një luftë hibride për destabilizimin e Bashkimit Europian, duke akuzuar si ideator presidentin rus Vladimir Putin.

Siguria është rritur edhe në kufijtë e vendeve baltike me Bjellorusinë. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara paralajmëroi me sanksione jo vetëm Miskun, por edhe Moskën. Por presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko tha se vendi i tij nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë dyndje dhe nuk ka asnjë qëllim për të nxitur një luftë që mund të tërhiqte në konflikt edhe fuqinë më të madhe bërthamore, Rusinë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts