Kaos në Tunizi, Presidenti akuzohet për grusht shteti, rrezikohet luftë civile

Tunizia është në një nga ditët më të vështira të saj sa i përket shtetformimit dhe funksionimit të institucioneve.

Presidenti ka shkarkuar kryeministrin e vendit dhe ka pezulluar parlamentin ndërkohë që populli i cili po protestonte kundër masave ndaj COVID-19 i ka pritur këto vendime me festë, por disa të tjerë si grusht shteti.

Protestuesit tentuan të hyjnë në ndërtesat qeveritare, por u ndaluan nga trupat e sigurisë që qëndronin jashtë tyre.

Pas 10 vitesh, Tunizia i rikthehet një tjetër revolucioni si ai i Pranverës Arabe, por që deri më tani nga viti 2011 nuk ka sjellë stabilitet ekonomik e politik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *