Kaos nga COVID-i në Itali, autoambulancat në radhë në oborret e spitaleve për të futur pacientët e sëmurë (FOTO)

Autoambulancat janë vendosur në radhë në spitalet italiane. Kjo dëshmon situatën e rënduar atje nga COVID-19, ku numri i të infektuarve dhe viktimave po rritet dita ditës.

Sipas mediave italiane, mjekët janë shprehur të shqetësuar duke thënë: “Ka shumë fluks, nuk i shërojmë dot të gjithë”.

Situata më problematike paraqitet në Jug të Italisë, me Napolin dhe Palermon që numëron numrin më të madh të të infektuarve. Në pamjet e siguruara nga mediat, shihet se si autoambulancat ndodhen në radhë në oborret e spitaleve për të future brenda pacientët e sëmurë.

Veç autoambulancave në pritje janë edhe makinat private, të cilët po ashtu po transportojnë të afërmit e tyre të sëmurë.

“Shpresojmë që ky pik të zgjasë vetëm disa ditë. Situata pritej e tillë, kishim festat dhe njerëzit janë mbledhur me të afërmit e koncertet kanë qenë më të shumta. Shpresojmë të kemi prekur kulmin, por shifrat nuk tregojnë se rënia e rasteve ka filluar”, u shpreh një nga mjekët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *