Kaosi në aeroportin e Kabulit pengon evakuimet

13:29 21/08/2021

Britanikët kërkojnë zgjatjen e qëndrimit përtej 31 Gushtit

Kaosi në aeroportin e Kabulit po vonon operacionet e evakuimit të stafeve diplomatike, shtetasve të vendeve perëndimore dhe bashkëpuntorëve afganë të NATO-s.

Vonesat kanë detyruar qeverinë britanike t’i kërkojë Presidentit amerikan Joe Biden të shtyjë përtej 31 Gushtit afatin e qëndrimit të trupave amerikane në aeroport, pasi është thuajse e pamundur sipas tyre, të evakuohen të gjithë njerëzit brenda këtij afati.

Shifrat e sakta janë ende të paqarta por janë të paktën 15 mijë persona në lista, të cilët mbeten ende për t’u evakuuar. Operacionet vështirësohen pasi talebanët nuk po mbajnë premtimin dhe nuk po lejojnë shumë bashkëpuntorë të NATO-s të hyjnë në aeroport.

Pengesë për ta është edhe identifikimi mes mijëra afganëve që janë dyndur rreth e qark aeroportit këtë javë, me shpresën për të ikur nga vendi, tani që kontrollin e kanë marrë ekstremistët islamikë.

Janë rreth 3 mijë trupa të njësive speciale të ushtrisë amerikane që kanë nën kontroll aeroportin e Kabulit dhe po përpiqen të garantojnë evakuim të sigurtë. Me qindra janë edhe pjesëtarët e njësive speciale ushtarake britanike, gjermane, e të tjerë aleatëve të NATO-s.

Sakaq, Greqia përfundoi ndërtimin e murit 40 kilometërsh përgjatë kufirit me Turqinë, që synon parandalimin e hyrjeve të refugjatëve nga Azia, në rast të një tjetër vale që me shumë gjasa mund të jetë nga Afganistani.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, nĂ« njĂ« bisedĂ« gjysmĂ«-orĂ«she telefonike, ishin tĂ« tĂ« njĂ«jtit mendim kur thanĂ« se dy vendet e kanĂ« tĂ« pamundur tĂ« pĂ«rballojnĂ« njĂ« tjetĂ«r dyndje. 

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *