Kaosi në aeroportin e Kabulit, talebanët sulmojnë SHBA-të: Faji i tyre!

“Kaosi i krijuar këto ditë në aeroportin e Kabulit është faji i Shteteve të Bashkuara”. Kështu u deklarua nga një zyrtar taleban, Amir Khan Mutaqi.

Ai shkroi në rrjetet sociale se “Amerika, me gjithë fuqinë dhe lehtësitë e saj, nuk ka arritur të vendosë rendin në aeroport. Ka paqe dhe qetësi në të gjithë vendin, por kaos ka vetëm në aeroportin e Kabulit”.

Kujtojmë se nga kaosi i krijuar, ku turma e qytetarëve që presin të evakuohen nisi të shtyhej me njëra-tjetrën shkaktoi vdekjen e 7 personave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *