Kaosi te PSG, mamaja e Mbape ka një mesazh për Nejmar


















Polemika mes Nejmar dhe Mbape që nisi në fushën e lojës dhe më pas u transferua në rrjetet sociale, tashëm ka përfshirë komplet klubin. Parisienët po mundohen që të shuajnë mosmarrëveshjet që kanë shpërthyer mes dy yjeve me frikën se mos shkatërrojnë sezonin e një gjë të tillë, duket se e bëjnë edhe familjarët e Mbape.

kylian-mbappe-origines-algeriennes-mere-fayza-lamari-758x426

Në diskutimin që lindi pas penalltisë që Nejmar i ”vodhi” Mbape duke mos e lënë ta gjuante francezi i cili kishte gabuar një të tillë pak minuta më parë, ngjarja mori përmasa të mëdha dhe ishte ne epiqendër të vëmendjes së opinionit sportiv, duke kaluar në plan të dytë faktin që PSG po shkëlqen dhe ka shënuar 10 gola në 2 ndeshje në kampionat. Kjo ka shtyrë edhe mamanë e francezit, Fajza Lamari, që të prononcohet për këtë çështje.

Sipas saj, Nejmar dhe Mbape duhet të sqarojnë gjërat mes tyre nëse ka probleme të këtij lloji. “Gjërat janë menaxhuar brenda te PSG, gjithçka është në rregull”, tha ajo për :Kora Plus”, duke insistuar se për momentin nuk kishte asnjë zënkë mes lojtarëve. Një mesazh që dukej më shumë për Nejmar i cili ka filluar të pëlqejë mesazhet kundër Mbape në rrjetet sociale, duke e kthyer këtë të fundit në një personazh shumë të kritikuar në Francë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.