Kapelo: Franca e “mbyt” Portugalinë / Analizë organikash dhe skemash, 78-vjeçari i sheh francezët triumfues në “Euro”

kapelo franca e mbyt portugaline analize organikash dhe skemash 78 vjecari i sheh francezet triumfues ne euro



































Rival në nivel ko mbëtaresh, por në rolin e opinionistit Fabio Kapelo e sheh Francën e futbollit me admirim. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri ka analizuar “Gjelat” duke i përkufizuar si ekipin me më shumë mundësi për triumfin finale në këtë kampionat Europian.

kapelo

Numrat nuk thonë gjithçka apo jo?

E vërtetë, Franca shkoi deri në çerekfinale me një penallti me Mbape, me autogolin e Vober ose me devijimin e fundit të Vertonghen në goditjen e Kolo Muanit në portë, por forca e skuadrës shkon shumë më tej. Ekipi francez nuk shënoi kurrë në aksion e sipër, por gjithmonë krijoi dhe madje edhe kundër Belgjikës pati shumë mundësi për ta bërë.

A po zhgënjen Mbapeja?

Të gjithë presin goditjen e klasit të Mbapesë, i cili është i pranishëm dhe i përfshirë në manovër. Gjatë gjithë turneut pati shanset e tij për të ndikuar dhe nuk i shfrytëzoi ato, por mbetet një lojtar unik, që bën gjëra që vetëm ai mund t’i bëjë. Ai ndryshon ritmin, jep goditje, driblon dhe është një lojtar elektrik, që vetëm maska mund ta ndalojë. Mund ta shihni që ai është i bezdisur nga mbrojtësja, se ai nuk ndihet aq i lirë sa do të donte. Është një frenim psikologjik dhe e njëjta frikë e step. Duke luajtur në korsi, ai është më pak afër zonës me Turamin.

Si ju duket sulmuesi i Interit?

Sulmuesi i Interit nuk më dukej në gjendje të mirë, por megjithatë i pati shanset e tij dhe mbetet një lojtar i rëndësishëm. Fola për këtë mbrëmjen e së hënës në tribunë me babain e tij, Lilianin. Me pak fjalë, nuk shoh problem sulmi, përkundrazi.

Edhe Belgjika përpikërish zhgënjeu…

Edhe kundër Belgjikës, e cila u mbrojt mirë duke kërkuar kundërsulme me Dokun, mund të shënonte nga aksioni direkt. Meqë ra fjala, duke lënë mënjanë Dokun, kam parë pak gjëra të mira në këtë Europian nga Lukaku dhe Openda.

A ka Franca një mesfushë “çeliku”?

Dhe për golat që nuk shënon, ka gola që nuk pëson. Rregulli i parë: duhet një portier të mirë. Nuk ishte e mjaftueshme për Italinë, por ishte e dobishme për Francën. Menja ka bërë disa ndërhyrje vërtet të rëndësishme në çdo ndeshje e sidomos kundër Belgjikës dhe më saktësisht ndaj De Bryjnes.

Po mbrojtja, si ju duket?

Pashë rikuperimin rrëshqitës të Hernandezit kundër Karraskos, i festuar si një gol: Më bëri përshtypje përulësia e Teos, nuk e kisha parë kurrë kështu. Po, mund të flasim për një bllok të Milanit që mund të jetë vendimtar për kombëtaren franceze.

A mund të na thoni se kush ju ka habitur më shumë?

Te Franca ka shumë më tepër: Kunde në krahun e djathtë dha një vazhdimësi të madhe dhe për mua ai ishte më i miri në fushë në ndeshjen e fundit. E kam votuar edhe si lojtarin e ndeshjes për komisionin e UEFA-s, anëtar i të cilit jam.

A mund të flasim pak edhe për rikuperimet e topit të Kantesë?

Me një të tillë në mes, sikur Franca të luante me njëmbëdhjetë burra e gjysmë. Dhe pastaj Rabiot: i pashëm, i gatshëm fizikisht, i vëmendshëm, i guximshëm. Një tjetër krahasuar me Juventusin: i përfshirë dhe me cilësi teknike, edhe nëse mesfusha franceze mbetet më shumë muskulore sesa cilësore. Ata janë fizikisht të fortë, dinamikë dhe kjo mbetet karakteristika kryesore e mesfushorit të tyre: nuk kanë lojtarin që ndizet.

A ju duket kjo Francë më e përulur sesa në çdo turne tjetër?

Deshamps i vendos lojtarët në pozicionin më të mirë në fushë, në bazë të cilësisë apo kundërshtarit në ndeshje. Lojtarët nga ana e tyre lexuan momentin ekipor. E pashë Grizmaninn të ndihmonte Kundenë disa herë. Rezultati është një ekip i fortë, modest, në të cilin të gjithë vrapojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Një skuadër që di edhe të vuajë, siç ndodhi kur Belgjika ia doli të rifitojë topin dhe të kundërsulmonte.

Keni ndonjë parashikim për çerekfinalet?

Në çerekfinalen e nesërme kundër Portugalisë, parashikimi më duket i thjeshtë. Unë imagjinoj një lojë të njëanshme, padyshim në favor të Francës. Portugalia, të paktën ajo që pashë në televizion kundër Sllovenisë, bëri një ndeshje e dobët. Është e vërtetë që Ronaldo kishte shanset e tij, por nuk mundi kurrë të godiste në pozicione të volitshme, sidomos me kokë.

A nuk kishte pak mendjemadhësi të portugezët?

Ndoshta Portugalia e ka nënvlerësuar kundërshtarin e saj, po, por fakti mbetet që kundër Francës do të startojë si një humbës. Në këtë rast Deshamps do të detyrohet të përgatisë një lojë sulmuese. Kundërshtarët do të përpiqen të bëjnë lojën e tyre, por po e përsëris, në bazë të asaj që tha ndeshja e fundit, nuk e shoh sesi Portugalia mund ta shqetësojë “Gjelat”.

A ka një ekip që mund t’i vërë në vështirësi?

Po, është Spanja. Një ekip që më ka bërë shumë përshtypje në shumë aspekte të ndryshme. Për cilësinë, shpejtësinë e ekzekutimit, vëmendjen për rikuperimin e topit. Është një ekip kompakt dhe në gjendje të shkëlqyer fizike. Në këtë aspekt nuk shoh askënd si ata. Shumë i ri dhe jo, të gjithë japin gjithçka, në mënyrë absolutisht bujare, Spanja është një ekip që di të jetë shumë i rrezikshëm. I vetmi që mund të trembë edhe Francën e Deshampit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts