Kapen 5.3 tonë kokainë në Itali/ 5 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar (EMRI)

kapen 5 3 tone kokaine ne itali 5 te arrestuar mes tyre edhe nje shqiptar emri

Të paktën pesë persona kanë rënë në pranga pas operacionit të zhvilluara nga Gurdia di Finanzia kundër trafikut të narkotikëve.

Mediat italiane shkruajnë se janë sekuestruar 5.3 tonë kokainë, që besohet se mund të kapë vlerën e 1 mld eurove.

Operacioni, i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Palermos dhe i kryer nga Gico, ka nisur që mbrëmë. Dy anije u identifikuan dhe u bllokuan pas një ndjekjeje me avionë dhe varka patrullimi.

Të arrestuar kanë mbetur; Vincenzo Catalano 35 vjeç nga Bagnara Calabra, Kamel Thamlaoui, tunizian, 53 vjeç banues në Tricase; Sami Mejri, tunizian 48 vjeç, banues në Barcellona Pozzo di Gotto; Yanis Malik Bargas francez, 19 vjeç dhe shqiptari Elvis Lleshaj, 35 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts