Kapet sasia shumë e madhe e kokainës

21:39 19/07/2021

Policia në Costa Rica kanë sekuestruar një sasi të madhe kokaine, rreth 4.3 ton. Edhe pse kjo sasi e kapur është nga më të mëdhatë, renditet në vendin e dytë për sasinë që është sekuestruar.

Autoritetet në Costa Rica i frikësohen faktit që ky vend mund të kthehet në një vend tranzit të trafikut të drogave nga Kolumbia.

Sipas Reuters, kokaina ishte e fshehur në një kontenier të mbushur tjegulla qeramike. Ministri i Sigurisë në Costa Rica deklaroi se gjatë këtij viti ishin sekuestruar rreth 40 tonë marijuanë dhe kokainë në vendin e tij.

Javën e kaluar, autoritetet në Panama dhe SHBA sekuestruan 5.4 tonë kokainë që ishte nisur drejt Costa Rica-s.

Në të gjitha rastet synimi i trafikantëve është që të shitet droga në Amerikën Veriore dhe Europë. Kokaina që në këtë rast u kap kishte 185 milionë Dollarë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *