Kapiteni Xhaka: Me Italinë fituam pa hyrë në fushë, Anglia është e paralajmëruar

kapiteni xhaka me italine fituam pa hyre ne fushe anglia eshte e paralajmeruar


































Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka folur edhe njëherë për fitoren kundër Italisë si dhe për ndeshjen që i pret me Anglinë.xhaka“Ne fituam edhe para se të dilnim në fushë, siç bënë me ne tre vjet më parë. Nuk e kam parë kurrë Italinë në atë vështirësi në fushë sa ishte kundër nesh. Jam jashtëzakonisht krenar për atë që kemi treguar, për çdo anëtar të ekipit, përfshirë stafin. Ajo që kemi arritur është një objektiv më se i veçantë, jo aq për vetë rezultatin, por për performancën dhe lojën e treguar . Luajtëm një nivel të shkëlqyer dhe patëm qasjen e duhur mendore kundër një kundërshtari prestigjioz”.

Humbja në Euro2020: “E ndjemë humbjen e tre viteve më parë, dhimbja ishte ende aty. Ne treguam shpirt të madh ekipor dhe për këtë arsye ajo që arritëm është një objektiv më se i merituar. Është e vërtetë, në fazën e eliminimit direkt e vetmja gjë që ka rëndësi është të kalosh, por çdo fitore të jep vetëbesim, të përmirësosh veten në një ndeshje si kjo, ne ishim të patëmetë për sa i përket disiplinës, me dhe pa top.

“Ne kemi një përzierje të mirë lojtarësh me përvojë dhe më të rinj. Sa më të pjekur dhe më të fortë të bëhemi, ne mund t’u kalojmë të rinjve atë që kemi përjetuar në aspektin e mentalitetit. Ne ‘të moshuarit’ jemi ende të uritur e urrej humbjen. Inatosem tmerrësisht edhe në stërvitje dhe kur mbarojmë seancat disa njerëz më provokojnë dhe kjo më lëndon dyfish. Anglia është paralajmëruar…”, deklaroi Xhaka në konferencën për shtyp.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts