“Kapriçot” e motit nuk kanë të ndalur

15:10 13/07/2021

Londra dhe Zvicra goditen nga stuhitë

Kapricot e motit nuk kanë të ndalur. Këto janë pamjet amatore që vijnë nga përmbytjet në Londër. Një stuhi shiu përfshiu kryeqytetin britanik. Momentet e fiksuara nga qytetarët po qarkullojnë nëpër media ndërsa i gjithë qyteti është mbuluar nga uji.

Rrugët janë të pakalueshme nga banorët dhe po ashtu edhe për automjetet. Mijëra telefonata kanë mbërritur në shërbimin e emergjencës për vështirësitë që hasën qytetarët nga përmbytjet.

Qindra biznese dhe shtëpi raportohen të përmbytura ndërsa ekspertet vlerësojnë se në vetëm disa orë në Londër ka rënë shiu i një muaji të tërë.

Ndërkohë probleme nga moti i keq janë raportuar edhe në Zvicër. Stuhitë e fuqishme shkaktuan kaos për disa orë në Zyrih. Shërbimet e transportit të qytetarëve u ndërprenë për shkak se disa pemë u rrëzuan duke penguar funksionimin normal të tyre. Por autoritetet nuk raportojnë për viktima apo të lënduar nga moti i keq.  

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *