
12:59 27/12/2021
Ekspertët: Reduktoi ndjeshëm infektimet në Gjermani e Austri
Mbyllja në karantinë vetëm e të pavaksinuarve funksion. Shifrat e pandemisë në Gjermani dhe Austri vërtetojnë se kufizimi vetëm i të i paimunizuarve reduktoi ndjeshëm infektimet ditore që thyen rekordet e gjithë periudhës së pandemisë gjatë periudhës prej fundit të Nëntorit deri në fillim të Dhjetorit.
Siç tregojnë edhe grafikët, në Austri infektimet ditore janë reduktuar me 9 herë brenda një muaji e gjysmë, pas vendosjes në fuqi të karantinës për të pavaksinuarit, krahasuar me rekordin absolut të 19 Nëntorit, kur u shënuan 15 800 raste. Ndërsa në Gjermani, infektimet ditore kanë rënë me 7 herë krahasuar me rekordin e shënuar më 25 Nëntor.
Gjermania nuk u lejon hyrjen të pavaksinuarve në shumicën e ambienteve publike përfshirë ato thelbësore si supermarketet apo farmacitë e mëdha, ndërsa në Austri ata lejohen të dalin nga shtëpitë me orare të kufizuara. Ekspertët thonë se kjo masë do të funksionojë, pavarësisht se Omikroni pritet t’i rrisë sërish infektimet ditore edhe në këto vende.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al