“Karantinë” në Austri për të pavaksinuarit

17:20 06/11/2021

Nga 8 nëntori  përjashtohen nga aktivitete të ndryshme

Duke nisur nga e hëna e 8 nëntorit , Austria do të vendos rregulla të ashpra për të pavaksinuarit, duke mos i lejuar ata të hyjnë në shumë aktivitete ku ndër to baret dhe restorantet.

Në 4 javët e para përdorimi i tamponit dhe paraqitja e dozës së parë të vaksinës  do të mjaftojnë për të pasur akses në ambientet publike .

Numri i të infektuarve po rritet në Austri  ku Autoritetet Shëndetsore kanë raportuar 9388 raste të reja infektimesh me Covid  vetëm në 24 orët e fundit .

Kancelari Alexander Schallenberg tha se këto masa ishin një nevojshmëri për situatën ku gjendet Austria duke krahasuar vaksinën me rripin e sigurimit në makinë.

Të pavaksinuarit do të jenë të përjashtuar gjithashtu nga pjesmarrja në pistat e Skive dhe nuk do të kenë mundësinë  e vizitave në shtëpinë e të moshuarve dhe në spitale.

Përdorimi i maskave speciale (FFp2)  do të jetë me deyrim gjithashtu në dyqane, muze dhe biblioteka .

Fushata e vaksinimit në Austri po ecën me ritme të ngadalta prej disa kohësh , ku vetëm 63% e popullsisë është imunizuar.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *