Kardinali Marx i paraqet Papës kërkesë për dorëheqje

09:25 05/06/2021

Kryeipeshkvi i Mynihut dhe Freisingut, kardinali Reinhard Marx, i ka paraqitur Papa Françeskut kërkesën për dorëheqje. Kisha katolike ka mbërritur në një “pikë të vdekur“. Papa Françesku ndërkohë është shprehur.

“Në thelb unë synoj, të marrë bashkëpërgjegjësi për katastrofën e abuzimeve seksuale nga funksionarë të kishës përgjatë deladave të kaluara”, i shkruan kardinali Marx Papës, sikurse njoftoi kryeipeshkvia (04.06) . Hetimet dhe një ekspertizë për dhjetë vitet e kaluara treguan qartazi, se “ka pasur shumë dështime në personel dhe gabime administrative”, por “ka pasur edhe dështim institucional ose të sistemit”. 

“Rruga e sinodës duhet vazhduar”

Diskutimet e kohëve të fundit, se „disa në kishës pikërisht këtë element të bashkëpërgjegjësisë e kësisoj edhe bashkëfajësinë e institucionit nuk kandë dashur ta pranojnë dhe kanë refuzuar duke penguar dialogun për reformë dhe ripërtëritje në kontekstin e krizës së abuzimeve”. Marx është angazhuar qartazi kundër kësaj mënyre. Sipas tij në vend të kësaj në Gjermani duhet të vazhdojë “rruga tashmë e filluar e sinodës”, pë rtë cilën është angazhuar ai.

Dorëheqja nga posti duhet të shërbejë si një fillim i ri

Kisha katolike ka mbërritur në një „pikë të vdekur”. Me dorëheqjen nga posti ai synon të japë një impuls personal për një fillim të ri, për një hop të ri të kishës. Unë dua të tregoj, se posti nuk është në plan të parë, por detyra e evangjeliumit.”

Në deklaratën e tij personale Marx më tej vë në dukje, se muajt e fundit ai vazhdimisht ka mendua rtë tërhiqet nga posti. “Ngjarjet dhe diskutimet e javëvë të fundit kanë luajtur një rol dytësor.” Kërkesa e tij për dorëheqja është një vendim personal. „Unë dua të bëj të qartë me këtë, se jam i gatshëm të mbaj perosnalisht përgjegjësi, jo vetëm për gabimet emia, por edhe pë rinstitucionin e kishës, që për dekada e kam drejtuar dhe karakterizuar.”

Mbështetje nga Papa për kardinalin Marx

Vendimin për dorëheqje Marx e ka marrë përpara Pashkës. Para gazetarëve kardinali në Mynih deklaroi, se letrën për Papa Françeskun e ka pasaur thuajs etë shkruar 95 qysh përpara Pashkës (4 prill). Ai ia lexoi atë Papës gjatë vizitës në Romë më 21 maj. Papa kërkoi kohë për t’u menduar dhe javën e kaluar e inkurajoi atë përmes një telefonate, që ta bëjë publik vendimin që ka marrë.

Papa Françesku i komunikoi kardinalit Marx, se deri në marrjen përfundimtare të vendimit ai duhet të vazhdojë shëbrimin e tij ipeshkvnor./DW

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *