Kardiologu: George Floyd nuk vdiq nga zemra apo mbidoza

09:31 13/04/2021

Një kardiolog, i cili iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve dhe avokatëve mbrojtës të hënën në gjyqin mbi vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestit vjet në Mineapolis, dëshmoi se viktima nuk vdiq nga infarkti apo mbidoza e drogës dhe se ai do të kishte qenë gjallë nëse nuk do të kishte qenë i mbërthyer nën gjurin e policit Derek Chauvin për më shumë se nëntë minuta.

Dr. Jonathan Rich, pedagog i mjekĂ«sisĂ« nĂ« Universitetin Northwestern, tha tĂ« hĂ«nĂ«n se nĂ«se zoti Floyd nuk do tĂ« ishte mbajtur nĂ«n kontroll nĂ« atĂ« formĂ«, “mendoj se do ta kishte mbyllur ditĂ«n gjallĂ«â€.

“Mendoj se do tĂ« kishte shkuar nĂ« shtĂ«pi apo kudo tjetĂ«r ku donte tĂ« shkonte, nĂ«se nuk do tĂ« ishte mbajtur nĂ« atĂ« pozicion me duar tĂ« lidhura dhe i mbĂ«rthyer pĂ«rtokĂ«,” tha Dr. Rich.

Eric Nelson, avokati mbrojtës i policit Derek Chauvin që po gjykohet nën akuzat për vrasje me qëllim dhe vrasje pa paramendim, ka ngritur argumentin se 46-vjeçari Floyd vdiq nga mbidoza e drogës dhe problemet ekzistuese të shëndetit dhe jo nga mënyra se si u arrestua nga polici Chauvin nën dyshimet se kishte paguar me një kartmonedhë të falsifikuar 20 dollarëshe.

Ish-polici Chauvin, një 45-vjeçar i bardhë ka deklaruar pafajësinë ndaj akuzave lidhur me vdekjen e zotit Floyd që u pasua nga protesta masive në mbarë SHBA dhe në qytete kryesore të botës.

Dr. Rich, i thirrur si dëshmitar për palën akuzuese, iu kundërvu argumenteve të palës mbrojtëse lidhur me shkakun e vdekjes së zotit Floyd.

“Pasi analizova tĂ« gjitha faktet dhe provat e kĂ«tij rasti, mund tĂ« deklaroj me shkallĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« sigurisĂ« mjekĂ«sore se George Floyd nuk vdiq nga goditje kardiake dhe nuk vdiq nga mbidoza e drogĂ«s,” dĂ«shmoi mjeku.

Kardiologu tha se nuk ka prova që çojnë në përfundimin se vdekja e zotit Floyd u shkaktua nga mbidoza, megjithëse raporti toksikologjik tregoi praninë e fentanilit dhe opioideve të tjera në sistemin e tij.

“E para, mĂ« duket se zoti Floyd, i cili dihet tashmĂ« se kishte pĂ«rdorur rregullisht opioide, ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« kishte zhvilluar tolerancĂ« ndaj kĂ«tyre substancave,” tha ai.

“E dyta dhe po aq e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« se kur analizova provat nuk pashĂ« shenja mbidoze,” tha mjeku.

Dr. Rich tha nĂ« dĂ«shminĂ« e tij se policĂ«t qĂ« erdhĂ«n nĂ« skenĂ«n e ngjarjes kishin mundĂ«si tĂ« reagonin nĂ« mĂ«nyra qĂ« mjeku i cilĂ«soi si “shumĂ« tĂ« mundshme” pĂ«r t’i shpĂ«tuar jetĂ«n viktimĂ«s kur ai humbi ndjenjat gjatĂ« kohĂ«s qĂ« ishte shtrirĂ«, i mbĂ«rthyer nĂ«n gjurin e policit.

“NĂ« video nĂ« njĂ« moment dĂ«gjova njĂ« nga policĂ«t duke thĂ«nĂ« ‘MĂ« duket se ka humbur ndjenjat’. NĂ« kĂ«tĂ« moment ata kishin mundĂ«si tĂ« reagonin menjĂ«herĂ« pĂ«r ta lĂ«vizuar nga ai pozicion ku nuk ushqehej sa duhej me oksigjen dhe ta kthenin nĂ« shpinĂ« qĂ« t’i zgjeroheshin pĂ«rsĂ«ri mushkĂ«ritĂ«. Kur u panĂ« shenja tĂ« keqĂ«simit, nĂ«se do ta kishin shtrirĂ« nĂ« njĂ« tjetĂ«r pozicion ka tĂ« ngjarĂ« t’i kishin shpĂ«tuar jetĂ«n,” tha mjeku.

Dr. Rich, specialist për transplantet e zemrës, tha se zemra e viktimës ishte pak e zmadhuar por shtoi se ai nuk kishte probleme ekzistuese kardiake, prandaj infarkti u përjashtua si shkak i vdekjes.

“Çdo indeks tregon se zoti Floyd kishte zemĂ«r shumĂ« tĂ« fortĂ«,” tha Dr. Rich.

Më herët të hënën, gjykatësi i distriktit Henepin, Peter Cahill hodhi poshtë kërkesën e avokatit Nelson për të mos lejuar anëtarët e jurisë të ktheheshin në banesa, pasi një polic qëlloi të dielën për vdekje një afrikano-amerikan gjatë ndalimit për shkelje të rregullores së qarkullimit rrugor.

Gjykatësi e hodhi poshtë kërkesën duke thënë se duke e izoluar jurinë mund të shtoheshin shqetësimet që kishin disa nga anëtarët e jurisë.

Por Gjykatësi Cahill tha se ka në plan të mos i lejojë anëtarët e jurisë të kthehen në banesa kur juria të fillojë procesin e diskutimit të argumenteve që kanë dëgjuar gjatë gjyqit, pas afro një jave./VOA

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *