Karl Nehammer, lideri i ri i shumicës në Austri

17:40 03/12/2021

Do të jetë kancelar dhe kryetar i partisë popullore

Ministri i brendshëm austriak Karl Nehammer do të jetë kancelari i ri i Austrisë dhe kreu i ri i Partisë Popullore.

Ai do të zëvendësojë kancelarin Aleksandër Shalenberg, i cili dha dorëheqjen mbrëmjen e të Enjtes, rreth një muaj e gjysmë pas zgjedhjes në këtë post. Vendimin e mori pas tërheqjes së papritur nga politika të ish-kancelarit Zebastian Kurz, i cili po të enjten hoqi dorë si kryetar i Partisë Popullore dhe si deputet, teksa është nën hetim për korrupsion.

Shalenberg tha se nuk ishte në ambiciet e tij të drejtonte qeverinë dhe partinë dhe se do të qëndronte si kancelar deri në zgjedhjen e pasardhësit.

Ai mori kryesimin e kabinetit më 11 Tetor pas dorëheqjes së Zebastian Kurzit, i cili u vu zyrtarisht nën akuzë për korrupsion për një çështje të vitit 2016, kur ai u ofroi disa të përditshmeve, reklama shtetërore për të manipuluar sondazhet, në ndihmë zgjedhjes së tij një vit më vonë në krye të partisë.

 Megjithatë, kur dha dorëheqjen në Tetor, Kurz planifikoi rikthim të shpejtë në politike dhe jo tërheqje të plotë, çka i bën të paqarta arsyet e vendimit më të fundit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.