“Karma ekziston”, Jori Delli shfaqet krah partnerit, por ndjekësit s’e kursejnë, i komentojnë thonjtë e lyer të të dashurit

Jori Delli është ndër banoret më të përfolura jashtë shtëpisë së “Big Brother”, ku shkak për këtë është bërë pikërisht jeta private e modeles, e cila ka një karrierë në Itali.

Jori pak ditë më parë ka bërë publike lidhjen me reperin Fred De Palma, pasi ishte ky i fundit fillimisht i cili postoi foto në ‘Instagram’ duke u puthur me një vajzë, por pa i zbuluar portretin dhe menjëherë ndjekësit e identifikuan si ish-banoren BBV. Ndërsa Jori e konfirmoi lidhje me reperin, pasi publikoi video ku Fred de Palma dëgjohej teksa thotë ‘ E dashura ime është shqiptare”, deklaratën e të cilit e shoqëroi me disa emoi me zemra dhe flamurin shqiptar.

Pas konfirmimit të lidhjes, Jori nuk ka ngurruar të ndajë edhe videon krah partnerit të saj, ku në ‘Tik Tok’ dyshja shihen duke shkëmbyer një puthje.

Por vëmendjen e ka marrë një koment i prej ndjekësve, pasi i ka kujtuar një moment që ka ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, kur Jori Delli vinte në lojë Kristin për thonjtë e tij të lyer me manikyr të zi?

“Ç’burrë je ti që lyen thonjtë?”- i drejtohej ajo, duke e shtyrë të merrej me aktivitete më “burrërore”.

Mirëpo, partneri i saj i ri, reperi italian Fred De Palma gjithashtu i lyen thonjtë dhe njerëzve s’u ka shpëtuar ky detaj.

Kristi gjithashtu iu përgjigj këtij komenti me emojin e thonjve të lyer.

“Ja që ‘Karma’ ekziston!”, shkruan ai.

@joridelli @NitaLatifi ❤️❤️❤️ #nitalatifi #joridelli #bigbrotheralbaniavip ♬ original sound – NitaLatifi

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts