Karnavalet në Belgjikë kthehen në tragjedi

13:11 20/03/2022

6 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën teksa një makinë hyri mes turmës që po festonte

Gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një makinë hyri në mesin e turmës teksa po festonin karnavalet në pjesën jugore të Belgjikës. Mësohet se janë plagosur rreth 20 persona. Rrethanat janë të paqarta por ngjarja është cilësuar si aksident.

Jacques Gobert, kryebashkiak i qytetit fqinj të La Louviere, tha se 150-200 njerëz ishin mbledhur për t’u përgatitur për paradën vjetore të folklorit kur automjeti hyri në mesin e turmës.

Sipas autoriteteve dy persona që drejtonin makinën janë arrestuar. Policia ka bërë të ditur se ata ishin dy vendas rreth të 30-tave por nuk kishin precedent të mëparshëm penalë.

Belgjika ka kërkuar të çrrënjosë personat e dyshuar për lidhje me militantët gjatë shtatë viteve të fundit. Një celulë e Shtetit Islamik me bazë në Bruksel u përfshi në sulmet në Paris në vitin 2015, ku u vranë 130 njerëz dhe në Bruksel në vitin 2016, ku humbën jetën 32 persona.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *