Karnavalet që infektuan Këlnin

karnavalet qe infektuan kelnin
karnavalet qe infektuan kelnin

16:24 09/03/2022

Qindra të infektuar pasi autoritetet gjermane lehtësuan përkohësisht masat

Këto karnavale, një traditë e krijuar që nga Mesjeta konsiderohet si momenti i fundit i kënaqësisë përpara Kreshmës, një ritual agjërimi katolik i respektuar gjatë 40 ditëve që çojnë deri në Pashkë, tradita përfshin ngrënien, pirjen dhe parada të përpunuara.

Gjatë gjashtë ditëve të karnavaleve, qyteti funksionoi si një “zonë e hapur dhe e lirë” për festimet tradicionale. Festivali gjeneruan rreth 600 milionë € për bizneset. Njerëzit u veshën si kllounë dhe me kostume tradicionale. Pas pushtimit rus të Ukrainës, i cili ndodhi në të njëjtën ditë kur filluan festimet, ngjarja u shndërrua në një demonstratë për paqen në të gjithë qytetin. Pas këtyre aktiviteteve publike massive, qyteti i Këlnit shënoi një rritje të mprehtë në shkallën e incidencës shtatë-ditore të infeksioneve Covid – 56% më e lartë se mesatarja kombëtare.

Normat e infektimit me Covid-19 janë veçanërisht të larta tek moshat 20-29 vjeç, të cilët aktualisht shfaqin një normë incidence shtatëditore rreth 118% më e lartë se mesatarja kombëtare. Spitali Universitar i Këlnit po ndjen gjithashtu pasojat nga rritja e shkallës së infeksionit, me 689 punonjës të infektuar ose në karantinë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts