Karteli i kokainës vret kandidatin për president në Ekuador

[embedded content][embedded content]

12:38 10/08/2023

Fernando Villavicencio kishte premtuar luftë të ashpër ndaj krimit

Ky filmim tregon momentet kur një kandidat për president në Ekuador qëllohet për vdekje në një atentat më armë. Fernando Villavisensio u ekzekutua teksa dilte nga një takim elektoral në një shkollë në kryeqytetin Kuito. Autori i dyshuar u ekzekutua nga policia, gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, moment që është fiksua edhe në këtë filmim.

Përgjegjësinë për atentatin e mori karteli famëkeq i kokainës “Los Lobos” i dyti më i madh në shkallë vendi me mbi 8 mijë pjesëtarë, shumë prej të cilave vuajnë dënime në burgje. Atentati mendohet se ka lidhje me premtimet e Villavisensios për luftë të ashpër kundër karteleve të drogës dhe krimit të organizuar, nëse zgjidhet president.

59-vjeçari, deputet i parlamentit, ish-gazetar dhe sindikalist akuzonte hapur presidentin e dorëhequr Gijermo Laso dhe qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin. Megjithatë, vetë presidenti në detyrë e konsideroi ngjarjen një krim të shëmtuar që nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Vitet e fundit, kartelet e drogës në Ekuador janë fuqizuar duke e shndërruar vendin në qendër prodhimi trafikimi të kokainës, çka ka bërë që grupet kriminale të huaja përfshirë edhe ato nga Shqipëria të lidhin aleancë me vendasit.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts