Kartolina e Ramës për Bashën, Metën dhe Berishën për Vitin e Ri 2022: Po të më jepnin mundësinë, do i çoja të tre në shtëpi









Kryeministri Edi Rama është pyetur në konferencën e fundvitit me mediat se cili do të ishte urimi i tij politikisht për kreun e PD-së, Lulzim Basha, Presidentin Ilir Meta dhe liderin historik të PD Sali Berisha.

 

Kreu i qeverisë tha se teksa i uron shëndet nga ana njerëzore, politikisht, “po të më jepnin mundësinë do i çoja të tre në shtëpi”.

“Politikisht do i uroja të shkoni në shtëpi të gjithë do ishte shumë mirë për ta por e di që ky urim do bjerë në vesh të shurdhër por njerëzisht të kenë shëndet në familje dhe që ta gjejnë nga njëri tjetri mos ta gjejnë nga shëndeti që shëndetin ta kenë gjithmonë me vete për vete e ca bëjnë me njëri-tjetrin është jashtë mundësive të mia për ti ndihmuar po të më jepnin mundësinë do i coja në shtëpi të tre”.

Ndërsa i pyetur se çfarë do i uronte vetes për Vitin e Ri 2022, Rama tha:

“Janë bërë shumë këta që flasin në vetë të tretë për veten e vet s’kam arritur në këtë stad, shpresoj mos të arrij. Se është njëri që thotë presidenti i Rebuplikës ka vendosur…Napoleon Bonaparti e thoshtë këtë.

Tjetri thotë Sali Berisha e ka thënë, i treti thotë kur e thotë Lulzim Basha ndajeni mendjen që kjo është vetëm e vërteta, unë nuk flas në vetë të tretë, s’kam ardhur në stadin që ti coj kartolina vetes”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.