Kartoni i kuq, flet avokati i Milanit: Mund të ketë një kthesë të papritur, ja si Ibra kthehet direkt në fushë



Kartoni i kuq i Ibrahimoviç në sfidën ndaj Parmës, krijoi jo pak polemika në Itali ditët e fundit. Te skuadra e Milanit, presin që gjithçka të sqarohet dhe sulmuesi të jetë në dispozicion të trajnerit Pioli, pasi sipas tyre kemi të bëjmë me një keqkuptim të gjyqtarit Marseska.

Parma-Milan-Ibrahimovic-Maresca

“Më duket e çuditshme eh…”, dëgjohet t’i drejtohet Ibra gjyqtarit në videon e publikuar, ndërkohë që mediat në Itali raportojnë se arbitri Mareska ka menduar që i ka thënë “je një shkë*dhatë”. Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe avokati i Milanit, Leando Kantamesa, i cili në një prononcim për “Radio Kiss Kiss Napoli”, sqaroi:

Do të jetë djali im, i cili do të përfaqësojë Zlatanin në një proces ligjor ende të papërcaktuar, sepse ne jemi duke pritur dënimin e Gjykatësit Sportiv. Sigurisht që do të ketë një apelim.

Gjithçka varet nga ajo që Mareska ka shkruar në raporton e tij. Nëse ai kishte dyshime për ato që dëgjoi duhet ta shkruajë atë dhe çështja mund të ketë një kthesë të papritur.

avokati

Nëse gjyqtari pranon se ka gabuar, atëherë Ibra mund të luajë ndeshjen e radhës pavarësisht se iu dha një karton i kuq në ndeshjen e mëparshme. Nëse nuk të ndodhë, atëherë ai do të pezullohet një ose dy ndeshje dhe do të jetë diçka shumë e gabuar. Ne nuk mund të apelojmë nëse ai pezullohet me një ndeshje.

Kishte një keqkuptim dhe nuk ka asgjë për të shtuar. Kam dëgjuar atë që tha Ibrahimoviç dhe nuk e di se çfarë ka dëgjuar gjyqtari, por di që Ibra nuk e ka ofenduar atë”, është shprehur Kantamesa.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *