KAS merr vendimin përfundimtar për qarkun e Beratit pas numërimit të 114 kutive






Pas rinumërimit të 114 kutive në Qarkun e Beratit, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mudni të siguronte mandatin e deputetit për një “grusht votash”.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve lë në fuqi kështu vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpërndarjen e mandateve në këtë qark.

Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme, KAS ka miratuar tabelën përmbledhëse me rezultatin e ri, por që në thelb nuk ndryshon asnjë mandat.

Po në këtë mbledhje, KAS rrëzoi edhe kërkesat e dy partive të opozitës, PD dhe LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Qarkun e Beratit.

Pas përfundimit të betejës ligjore në këtë institucion, dy partitë do të shkojnë në Kolegjin Zgjedhor.

KAS pas diskutoi çështjen në tërësi, bazuar në pikën 1d dhe 2 të Kodit Zgjedhor. Ndryshimi i vendimit të KQZ për miratimin e tabelës për qarkun Berat për subjektet zgjedhore dhe kandidat për deputet.

Miratimin e tabelës përbmledhëse sipas rezultateve të dala nga 114 qendrave të votimit sa i përket subjekteve politike dhe 2 qendrave të votimit për kandidatët.

Rrëzimi i kërkesës për shpallje të pavlefshme pasi konsiderohet e gjykuar në kërkesën ankimore numër 35 të paraqitur nga LSI për pavlefshmërinë në qarkun e Beratit.

Ky vendim shpallet sot dhe hyn në fuqi menjëherë. Pjesë e këtij vendimi është dhe vendimi i ndërmjetëm të rrëzimit të kërkesës së LSI dhe kërkesës së PD. Kundër këtij vendimi bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor para Gjykatës Administrative brenda 5 ditëve. U shpall sot në Tiranë në datën 21 maj 2021. Seanca mbyllet.

Ditën e hënë fillon shqyrtimi i kërkesave ankimore për qarkun e Durrësit. Relator kolegu Bele.’’- tha relatori i çështjes në KAS.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *