“KAS të mos mohojë të drejtën për transparencë të zgjedhjeve”- Alizoti: Zgjedhjet e 25 prillit nuk do të njihen






Drejtuesi politik i qarkut të Beratit për PD-në, Tomor Alizoti të premten deklaroi se KAS nuk duhet të mohojë të drejtat për transparencë të zgjedhjeve.

alizoti

Në një deklaratë për mediat, Alizoti theksoi se zgjedhjet nuk duhen njohur dhe nuk do të njihen, pasi në këto zgjedhje u përfshinë krimi i organizuar, aparati shtetëror, blerja masive e votës dhe punësimi sezonal.

Sipas tij, është për t’u çuditur që mandati i LSI-së u nda vetëm për 77 vota, ndërsa 5,292 vota u shpallën të pavlefshme.

93 mijë vota u shpallën të pavlefshme në të gjithë shqipërinë. 83 mijë njerëz në shoqërinë shqiptare u mohuan. Vota e tyre, e drejta e tyre për të votuar, nuk u mor në bazë”, tha ai.

Deklarata e plotë:

Të zgjedhësh do të thotë, të jesh i lirë dhe të jesh i lirë, do të thotë të jesh i pavarur. Zgjedhjet e 25 prillit nuk plotësuan asnjë kusht për të qenë zgjedhje.

Në këto zgjedhje u përfshinë; krimi i organizuar, aparati shtetëror, blerja masive e votës, punësimi sezonal.

Përveç blerjes së votës në mënyrë masive, PS në Këshillin e saj bashkiak vendosi të përdorte edhe fondin që ishte caktuar për tërmetin.

Punësoi njerëz dhe kërcënoi njerëz me përjashtime nga puna.

Madje, nga përvoja personale në terren, kapja e fugonit, pas shumë lajmërimesh, pas shumë shpërndarjesh oparash dhe ndihmash në terren, arritëm ta shikonim me sytë tanë,shpërndahjen e ndihmave, të rezervave të shtetit, të taksapaguesve shqiptarë, thjesht për të devijuar vullnetin e popullit shqiptar, për të devijuar vullnetin e votuesve të Beratit.

Po ashtu është për t’u habitur dhe për t’u çuditur që mandati i LSI-së u nda vetëm për 77 vota, ndërsa 5292 vota u shpallën të pavlefshme.

93 mijë vota u shpallën të pavlefshme në të gjithë shqipërinë. 83 mijë njerëz në shoqërinë shqiptare u mohuan. Vota e tyre, e drejta e tyre për të votuar, nuk u mor në bazë.

KQZ-ja e cila është përgjegjësja, nuk ka asnjë të drejtë të mohojë këto fakte të prekura, të para në terren, të dokumentuara, të provuara. Atëherë, kjo tregon që është pjesë dhe palë dhe kurrësesi nuk mund të jetë arbitër i këtyre zgjedhjeve, derisa ajo bëhet palë.

Zgjedhje më 25 prill nuk pati. Zgjedhjet nuk duhen njohur dhe nuk do të njihen.

Kjo ishte një masakër e fuqishme, jo elektorale, por të vullnetit të një populli i cili dëshiron dhe ëndërron të jetë pjesë e BE-së, të bashkimit m,ë të qytetëruar në botë, ku në të posedohet drejtësia, liria për të vendosur, demokracia.

Demokracia është votë e lirë, individ i pavarur, liri dhe drejtësi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *