KAS ul nga 1 milion në 50 mijë lekë gjobën për Kujtim Gjuzit! Deputeti: Më keni shkaktuar dëm moral! Po thonë sa para kanë fshehur! Ja partitë që u ndëshkuan





Kujtim GJuzi ne KAS-Komisioni i Sanksionave dhe Ankesave në KQZ shqyrtoi ditën e sotme kërkesën ankimore të 20 subjekteve politike të cilat janë gjobitur nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me mospasqyrimin e bilanceve financiare për vitin 2020.

KAS në mbledhjen paradites së sotme pranoi kërkesën për heqjen e sanksionit administrative për Partinë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen dhe Partisë Lëvizja Demokratike e Shqipërisë.

Gjithashtu u rrëzua kërkesa ankimore nga Partia Lëvizja Legaliteti, duke lënë në fuqi masën administrative prej 50 mijë lekësh të reja.

U pranua pjesërisht kërkesa e Partisë Konservatore, Partisë Bashkimi Demokrat Shqiptar dhe Partisë Ora e Shqipërisë, duke bërë që masa administrative ndaj tyre të ulet nga 1 milionë lekë të reja në 50 mijë lekë të reja.

Edhe pse KAS pranoi pjesërisht kërkesën e partisë së tij, në fjalët përballë gjyqtarëve të KAS deputeti Kujtim Gjuzi, e konsideroi masën administrative si një dëm moral për subjektin e tij politik, pasi gjoba fillestare prej 1 milionë lekësh të reja krijon sipas tij një perceptim te mbështetësit se shuma e parave që marrin dhe fshehin politike në vend janë tepër të majme. ndërkohë Gjuzi tha se ata “realisht nuk marrin asnjë financim nga buxheti i shtetit”.

“Në radhë të parë në praktikën e Komisionit Zgjedhor është komunikimi me subjektet politike përmes shkresave. Këtë vit ndryshe nga vitet e tjera ne nuk kemi pasur një komunikim të tillë përmes shkresave.

Partia Kombëtare Konservatore Albania në të gjitha vitet e tjera e ka paraqitur bilancin financiar edhe në organin tatimor edhe këtu.  Edhe këtu unë e kam paraqitur atë ditë, por difekti ka qenë i personit që ka dorëzuar shkresën pasi nuk e ka marrë dokumentin me vete. Në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve mund të jetë dokumenti nëse kontrollohet arshiva.

Të paktët subjekte që janë këtu janë korrekte me legjislacionin shqiptar. Administrata ka qenë e angazhuar në vitin zgjedhor dhe ne nuk na ka ardhur shkresa për të dorëzuar bilancin.  Përballë jush do të kërkoja, që meqenëse në disa raste ato kërkesat tona janë anuluar dhe janë parë me një këndvështrim tjetër, të paktën në marrëdhëniet financiare buxheti i shtetit, kur nuk ka një dëm ekonomik të kihet parasysh dhe kjo masë administrative të vlejë si një dëm moral për ne.

Ne  kemi marrë një dëm moral këtu dhe jemi gjobitur me milionë lekë të reja, ose 10 milionë lekë të vjetra dhe mbështetësit tanë thonë ‘ç‘a bëhet kështu sa para kanë fshehur këta’”, tha Gjuzi.

VENDIMI

KAS VENDOSI SANKSIONIN ADMINISTRATIV NË SHUMËN 65.000 LEKË PËR:

Partia Bashkimi Demokrat

Partia Balli Kombëtar Demokrat

Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar

Partia Demokracia e Re Europiane

Partia Emigracioni Shqiptar

Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë

Partia Aleanca Maqedonasve për Integrim Europian

Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim

Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman Shqiptar

Partia e Gjelbër

Partia e Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

Partia për Zhvillim Kombëtar

Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë

Partia Uniteti Kombëtar.

ME MASËN 50 MIJË LEKË U GJOBITËN SUBJETET POLITIKE:

Lëvizja Legaliteti

Partia Konsveratore Albania

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar

Partia Ora e Shqipërisë

Nuk u ndërmor masë adimistrative vetëm ndaj subjeteve:

Partia e Minotiteti Etnik Grek për të Ardhmen

Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *