Kasano nuk ka dyshime: Poçetino do ta ketë jetën e shkurtër te PSG. Njeri i mirë, por zero taktikë








Antonio Kasano është i bindur se shumë shpejt pankina e PSG-së do të pësojë ndryshime. Ish-futbollisti italian ka komentuar në “Bobo TV” se argjentinasi nuk është në lartësinë e duhur për lojtarë si ata që ka klubi parisien.

kasano

“Poçetino do ta ketë jetën e shkurtër te PSG, më kanë folur keq për të. Më kanë ardhur zëra aspak të mirë. Është një person i shkëlqyer, për notën 10, edhe më shumë. Por si trajner…

Nuk bëjnë një minutë taktike dhe skuadra vazhdimisht po ia kërkon. Ai i kërkon këshilla lojtarëve se si të luajnë ndeshjen, nuk më besohet! Nuk ka drejtuar kurrë kampionë dhe tani është në vështirësi të mëdha në administrimin e të mëdhenjve. Nga sa më rezulton, nëse do të vazhdojë në këtë rrugë, do të ketë pak kohë në dispozicion. Kujdes Zizu”, tha Kasano duke luftuar se francezi është kandidati më i mundshëm për të marrë vendin e tij.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *