Kasano “shpërthen” në kritika ndaj Donarumës: Po të ishte më i forti në botë, pse nuk u transferua te…








Antonio Kasano del shpesh kundër rrymës dhe nuk është i bindur që Xhanluixhi Donaruma është portieri më i mirë në botë. Gjatë një deklarate në bisedën në kanalin “Twitch” të Kristian Vierit, ish-fantazisti ka folur kështu për mbrojtësin ekstrem, i cili la Milanin dhe dje firmosi zyrtarisht për PSG-në:

kasano

“Meqë Xhixhi është më i miri në botë, atëherë pse nuk e marrin Bajerni i Mynihut, Reali i Madridit apo Barcelona? Nojer është 36 vjeç, përse Bajerni atëherë nuk e merr? Nëse Donaruma është portieri më i mirë në qarkullim, atëherë Kurtua dhe Ter Shtegen nuk bëjnë, mund të përshëndeten kollaj nga drejtuesit e tyre dhe afrojnë Donarumën, ndërkohë që ai pranoi PSG-në.

Ajo që mua më shqetëson është të shpresojmë që trajnerët tanë të marrin spunto nga Mançini dhe të mendojnë të luajnë. Gjatë 5 viteve të fundit në Itali e ka bërë vetëm Gasperini. Donaruma zhvilloi një Europian të madh. Megjithatë, për të treguar se je më i miri në botë duhet të bësh si Bufon apo Nojer, të konfirmohesh për 4-5 vite.

Është i fortë, por kampionët në portë janë të tjerë. Në 7 ndeshje kreu dy pritje, ndaj a mjafton kaq për të thënë që është fenomen? Nuk më ka treguar asgjë.

Në një sezon 7-8 manovra i bën kushdo. Nuk mund të mendoj se është portieri më i mirë në botë. Nëse analizoj gjithçka, në Europian në tri ndeshjet e para nuk mori asnjë goditje në portë, me Austrinë priti vetëm një top, ndërsa të vetmen goditje të madhe e realizoi ndaj De Bryjnes me Belgjikën. Por sërish për mendimin tim kaq nuk mjafton”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *