Kasijas i “çmendur” pas Benzemasë: K9 është presidenti i SHBA-së, gjyshja jote dhe… Zoti









Karim Benzema ka zhvilluar një paraqitje të mrekullueshme mbrëmjen e djeshme teksa ka realizuar tripletë ndaj kampionëve në fuqi të Europës, Çelsit në “Stamford Bridge”, ku Reali i Madridit triumfoi me rezultatin 1-3, e vlefshme për fazën çerekfinale të Champions-it.

BENZEMA 1

Së fundmi ka reaguar ish-shoku i tij i skuadrës me fanellën merengues, Iker Kasijas, i cili është çmendur pas sulmuesit francez në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Twitter”:

“K9 është Spiderman-i, k9 është Volverina, K9 është portieri i ndërtesës. K9 është shoku yt më i mirë.

K9 është gjyshja jote. K9 është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. K9 është instruktori me të cilin ti hidhesh me parashutë. K9 është engjëlli yt mbrojtës. K9 është Zoti.”, shkroi Kasijas.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.