Kasparov në Tiranë për librin e tij: Jashtë fushës së lojës, nuk luhet sipas rregullave, diktatorët si Putini mburren

kasparov ne tirane per librin e tij jashte fushes se lojes nuk luhet sipas rregullave diktatoret si putini mburren
kasparov ne tirane per librin e tij jashte fushes se lojes nuk luhet sipas rregullave diktatoret si putini mburren

Garry Kasparov, shahisti më i njohur i të gjitha kohërave ka qenë në Tiranë për të promovuar librin e tij “Jeta si një lojë shahu” përkthyer në shqip nga deputeti Eduard Shalsi. Në një bisedë përkthyes- autor te piramida, Kasparov tha se libri na mëson të masivizojmë pikat tona të forta.
“Tirana më kujton qytetin tim të lindjes dhe fëmijërinë. Jeta ime kohët e fundit nuk është përqëndruar te shahu, sepse jashtë fushës së lojës, nuk luhet sipas rregullave. Libri im nuk ka sekrete suksesi, po bën një analizë për vetën duke shqyrtuar procesin e vendimmarrjes. Jeta imiton lojën e shahut, por është më e ndërlikuar”, tha Kasaparov.
Duke vlerësuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Sigurimit në OKB, Kasparov shpjegoi se pse ai kishte nuhatur dhe paralajmëruar atë që po ndodh sot në Ukrainë dhe qëllimet e Putinit.

“Së fundmi, e kam kaluar kohën time më të madhe në përpjekje që Ukraina të fitojë luftën dhe në zhbërjen e regjimit fashist të Putinit që përbën rrezik për botën e lirë. Nuk jam këtu për të kërkuar lavdi si të isha Nostradamusi, por arsyeja pse nuk kisha dyshime për qëllimet e Putinit është se unë e kam dëgjuar atë. Unë, si edhe shqiptarët jam rritur në botën komuniste dhe e dimë se diktatorët gënjejnë. Por, shpeshherë diktatorët na thonë ekzaktësisht se çfarë do të bëjnë: ata mburren për atë që bëjnë. Putini e cilësonte shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik katastrofë, thoshte se nëse ke qenë një herë me KGB-në je gjithë jetën me të. Ja pra që diktatorët kanë nevojë për simbole dhe ne duhet t’i lexojmë shenjat. Putini bëri vetëm një gabim, nënvlerësoi vullnetin e njerëzve të lirë”, tha Kasaparov.
I njohur si kampion shahu, Kasparov është kthyer në një aktivist për të drejtat e njeriut, ndërsa ka qenë mjaft kritik ndaj liderve të botës demokratike që e lejuan Putinit të mbërrijë ku është sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts