Ka shkuar në 29 numri i skuadrave kombëtare që kanë arritur të kualifikohen në fazën finale të Botërorit “Katar 2022”, ku tani kanë ngelur vetëm tre bileta të lira për të dërguar në eventin më të madh futbollistik në glob.
Një vend ka ngelur nga Europa, ku pritet të luhet “playoff”-i midis Skocisë dhe Ukrainës, me fituesin e këtij çifti që do të përballet me Uellsin.
Dy vendet e tjera do të përzgjidhen nga “playoff”-i ndërkontinental. Vendi i pestë i Amerikës Latine, që e arriti Peruja do të përballet me fituesin e sfidës Emiratet e Bashkuara Arabe-Australi.
Sfida tjetër do të jetë ajo midis vendit të katërt të Amerikës Veriore dhe Qendrore, që është Kosta Rika, me fituesen e kualifikueseve të Oqeanisë, Zelandën e Re.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al