KATAR 2022 / Gjermania shënon 9 gola, Kroacia “vetëm” 7 për të siguruar finalen (VIDEO)








Duelet e darkës në kualifikueset e Botërorit 2022 për zonën e Europës kanë dhuruar dy goleada të mirëfillta, pasi Gjermania dhe Kroacia janë treguar të pamëshirshme përballë kundërshtarëve të tyre.

FIFA-World-Cup-2022-Qualifiers-Europe1-e1616708450392

Gjermania, e cila kishte siguruar që në ndeshjet e kaluara kualifikimin, ka regjistruar rezultatin më të thellë, duke mundur me shifrat 9-0 Lihtenshtejnin, në një sfidë ku Flik u dha hapësira edhe të rinjve, siç po bën vazhdimisht në këto eliminatore. Ndeshja tjetër e grupit mes Rumanisë dhe Islandës u mbyll pa gola e kjo i jep mundësinë historike Maqedonisë të jetë vetëm një fitore larg play-off të Botërorit.

Ndërkohë, edhe Kroacia ka fituar me rezultat të thellë, duke mposhtur 7-1 Maltën. Suksesi i djemve të Daliç i jep mundësinë që të shkojnë në ndeshjen e fundit ndaj Rusisë me optimizëm, pasi një fitore u siguron vendin e parë në grup dhe biletën direkte për në Botëror.

Do të ketë finale edhe në grupet A dhe B. Në Grupin A, Portugalia u ndal në barazim pa gola përballë Irlandës dhe do të luajë në ndeshjen e fundit kundër Serbisë duelin direkt për kualifikimin në Botëror, pasi të dy skuadrat kanë nga 17 pikë.

Ndërsa Spanja përfitoi nga dhurata që i bëri Gjeorgjia e cila mundi Suedinë dhe pas fitores me Greqinë, i mjafton barazimi në finalen ndaj Ibra & Co. për të siguruar vendin e parë në grup.

GRUPI A

Irlandë-Portugali 0-0

grupi A

GRUPI B

Greqi-Spanjë 0-1
26′ Sarabia

fffffff

GRUPI H

Maltë-Kroaci 1-7
31′ (ag) Brozoviç / 6′ Perisiç, 22′ Caleta-Car, 39′, 47′ Pashaliç, 47′, 64′ Majer, 53’Kramariç

Sllovaki-Slloveni 2-2
58′ (p) Duda, 75′ Strelec / 18′ Zajc, 62′ Mevlja

sdfsf

GRUPI J

Rumani-Islandë 0-0

Gjermani-Lihtenshtein 9-0
10′ (p) Gyndogan, 20′ (ag) Kaufman, 22′, 49′ Sane, 24′ Rojs, 77′ , 86’Myler, 80′ Baku, 89′ (ag) Gopel

kljljlj

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *