Katar 2022 / Holanda masakron Turqinë, Grizman kthehet përsëri vendimtar. Perfeksion danez (VIDEO)





Ndeshjet e sotme në kualifikueset e Katar 2022, kanë parë një superndeshje nga Holanda. Kjo e fundit ka masakruar me shifrat 6-1-Turqinë, duke bërë të qartë se kërkon me çdo kusht vendin e parë në grup dhe se nën drejtimin e Van Gal, është një skuadër krejtësisht ndryshe.

FIFA-World-Cup-2022-Qualifiers-Europe

Pritej një duel i ndezur mes dy ekipeve pretendente, por holandezët e nisën me gol pas pak sekondash, kur një kombinim spektakolar u finalizua nga Klasen. Kjo bëri që në fushë të ishte thuajse vetëm Holanda e cila provoi në çdo mënyrë të shënonte dhe përfitoi nga gafat e prapavijës turke. Depaj shënoi 3 herë dhe Til e Malen çuan në 6 numrin e golave. Turqit, të cilët kishin mbetur me 10 lojtarë pas të kuqit të Sojunçu në fundin e pjesës së parë, shënuan vetëm golin e nderit me Under në shtesën e sfidës. Hap pas hapi në grup i ndjek tashmë Norvegjia e Haland i cili shënoi 3 gola në suksesin 5-1 ndaj Gjibraltarit.

Ndërkohë, Franca u është kthyer fitoreve me një Grizman i cili ka gjetur edhe një herë prekjet magjike. Dy gola spektakolarë të tij i dhanë suksesin 2-0 francezëve ndaj Finlandës dhe afruan edhe më shumë kualifikimin direkt në Botëror.

Një skuadër e cila është vetëm një fitore larg Botërorit është Danimarka. Ajo vazhdon ecurinë perfekte dhe sot ka marrë fitoren e 6 në po aq ndeshje të luajtura, duke shkatërruar me shifrat 5-0 ekipin e Izraelit. Një kombinim rezultatesh mund t’i japë skuadrës daneze kualifikimin e menjëhershëm në Botëror që në ndeshjen e parë të radhës që luhet në tetor.

NDESHJET

GRUPI A

Irlandë-Serbi 1-1
87′ (ag) Milenkoviç / 21′ Milinkoviç-Saviç

aaaaa

GRUPI D

Bosnjë Hercegovinë-Kazakistan  2-2
71′ (p) Pjaniç, 86′ Menalo / 52′ Kuat, 90’+5′ Zajnutdinov

Francë-Finlandë 2-0
25′, 54′ Grizman

ddddddd

GRUPI F

Danimarkë-Izrael 5-0
28′ Poulsen, 32′ Kjaer, 41′ Skov Olsen, 58′ Dileni, 90’+1′ Kornelius

Ishuj Faroe-Moldavi 2-1
68′ Olsen, 72′ Vatnsdal / 84′ Milinceanu

Austri-Skoci 0-1
30′ Dajks

asdfasdasd

GRUPI G

Holandë-Turqi 6-1
1′ Klasen, 16′, 38′ (p), 54′  Depaj, 80′ Til, 90′ Malen / 90’+2′ Under

Norvegji-Gjibraltar 5-1
23′ Torstved, 27′, 39′ , 90’+1′ Haland, 59′ Sorloth / 43′ Stajsh

Mali i Zi-Letoni 0-0

ggggggggg

GRUPI H

Kroaci-Slloveni 3-0
33′ Livaja, 66′ Pashaliç, 90’+4′ Vlashiç

Rusi-Maltë 2-0
9′ Smolov, 84′ Bakaev

Sllovaki-Qipro 2-0
55′ Shranz, 78′ Koshçelnik

hhhhhh

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.