KATAR 2022/ Zhvilloi paraqitje mbreslënëse me Shqipërinë, Berat Gjimshiti në formacionin e javës. Ja 11 lojtarët më të mirë të raundit të pestë





Kanë përfunduar ndeshjet e 5-ta të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

gjimshiti

Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” ka skicuar formacionin më të mirë të javës së pestë të eliminatoreve të Botërorit.

Në formacionin me modulin 3-4-3, bie në sy prezenca e mbrojtësit të Kombëtares, Berat Gjimshiti i cili vlerësohet me notën 7,9 dhe rreshtohet në vijën e mbrojtjes së bashku me Bjarnason të Islandës dhe Nikola Milenkoviç të Serbisë.

Portën e mbron Jan Zomer, më pas mesfusha është e përbërë me Garet Bejl, Hakan Çalhanollu, Leon Gorecka dhe Filip Kostiç. Në sulm janë Buksa dhe Lingard të cilët mbështesin Memfis Depajn.

FORMACIONI I JAVËS SIPAS FAQES SË STATISTIKAVE, “SOFA SCORE” –

241254056_534369234532629_2559968207084020543_n

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *