Katar, arrestohet ministri i financave gjatë hetimeve për korrupsion

Ministri i Financave të Katarit është marrrë në pyetje nën dyshimet për abuzim pushteti dhe shpërdorim fondesh publike në këtë shtet të pasur me burime energjetike. Prokurori i Përgjithshëm i vendit dha urdhër për arrestimin e tij, njoftoi të enjten media shtetërore.

Ndalimi i ministrit Ali Sharif al-Emadi është një zhvillim i pazakontë që sipas analistëve mund të jetë një hap i parë drejt një fushate të gjerë për të rritur transparencën dhe për të luftuar mitmarrjen në këtë vend.

Agjencia e Lajmeve e Katarit tha se prokurori i përgjithshëm nuk kishte ofruar hollësi mbi ndalimin e ministrit që e ka mbajtur këtë post që në vitin 2013.

Deklarata theksonte se autoritetet kishin hapur hetime lidhur me “krime në sektorin publik” por nuk ishte e qartë nëse vetë ministri ishte nën akuza. Zoti al-Emadi nuk iu përgjigj kërkesës për komente.

Ali Sharif al-Emadi doli në skenën publike në Katar pasi emiri aktual erdhi në fron. Ai ka qenë më parë në krye të Bankës Kombëtare të Katarit, duke e shndërruar atë në një nga intitucionet më të mëdha huadhënëse në Lindjen e Mesme. Ai është një ndër zyrtarët më të fuqishëm të vendit, pasi ka qenë në bordin e thesarit si dhe president i bordit ekzekutiv të shoqërisë ajrore Qatar Airways.

Pa asnjë shpjegim, ai u zëvendësua kohët e fundit në rolin e kryetarit të Qendrës Financiare të Katarit, një organizëm që mbikqyr operimet e firmave të huaja të investimit në vend.

Vjet, revista The Banker, një botim mbi zhvillimet financiare me bazë në Britani, e veçoi zotin al-Emadi si “ministri më i mirë” në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, duke përmendur shkathtësinë që kishte treguar në menaxhimin e krizave të ndryshme, përfshirë pandeminë që solli rënie drastike të kërkesës për naftë dhe gaz si dhe bojkotimin e Katarit nga vendet e tjera të Gjirit.

Korrupsioni mbetet një problem i mprehtë në vendet arabe të Gjirit Persik dhe në përgjithësi në Lindjen e Mesme. Fakti që autoritetet e publikuan ndalimin e ministrit al-Emadi sinjalizon se “përpjekja do të përdoret si sinjal ndaj ministrave të tjerë, zyrtarëve të qeverisë dhe personave në sektorin privat,” shkruante analistja Sofia Meranto me Grupin Euroaziatik, një firmë konsulente mbi zhvillimet politike. “Për sa i përket ekonomisë së Katarit, ky veprim pritet të krijojë tronditje”.//VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *