Katari arrin marrëveshje 10-vjeçare me Kinën në fushën e energjisë

Katari ka arritur marrëveshje 10-vjeçare me Kinën që përfshin shitjen e 2 milionë tonëve të gazit të lëngshëm natyror (LNG) në vit.

Sipas “Qatar Petroleum”, është arritur marrëveshje me Sinopec Group-in kinez për shitje dhe furnizim me LNG-në.

Në ceremoninë e nënshkrimit të organizuar nëpërmjet video-konferencë, kanë marrë pjesë ministri shtetëror i Katarit përgjegjës për Çështjet e Energjisë dhe drejori ekzekutiv i “Qatar Petroleum”, Saad Sherida al-Kaabi dhe kryetari i Bordit Drejtues të Sinopec, Zhang Yuzhuo.

Në njoftim thuhet se dorëzimi i LNG-së nga Katari në Kinë do të fillojë në janar të vitit 2022, duke deklaruar se marrëveshja është 10-vjeçare dhe përmban shitje prej 2 milionë tonëve LNG në vit.

Katari në shtator të vitit 2009 filloi të eksportojë LNG në Kinë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *