Katari bën thirrje për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza

Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani tha se Gaza është shkatërruar nga sulmet e fundit izraelite dhe se ndihma humanitare duhet t’u dorëzohet atyre që kanë nevojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Në një intervistë për televizionin amerikan “MSNBC” në lidhje me sulmet izraelite 11-ditore në Gaza, Al-Thani tha se armëpushimi në Gaza është i karakterit të përkohshëm.

Ai theksoi se Katari dhe Egjipti, në bashkëpunim me SHBA-në kanë punuar në vendosjen e një armëpushimi në Gaza.

Siç tha ai, “veprimet provokuese të Izraelit në Kuds dhe mungesa e shpresës për paqe midis palëve” nuk kanë çuar në një zgjidhje të problemeve që formojnë thelbin e krizës.

“Gjatë dhjetë viteve, Katari ka ndërtuar më shumë se 42 mijë njësi banimi si dhe një spital, rrugë dhe spital rehabilitimi. Vetëm në vitin 2020 në këtë spital janë kryer 70 mijë operacione, por fatkeqësisht spitali u dëmtua në sulmet e fundit. Cak i sulmeve izraelite ishte gjithashtu edhe Gjysmëhëna e Kuqe e Katarit që ofron shërbime humanitare”, tha Al-Thani.

Ai theksoi se për shkak të shkatërrimit të madh, ndihma humanitare duhet t’u dorëzohet njerëzve në nevojë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Sulmet, të cilat Izraeli i filloi më 10 maj, u ndaluan më 21 maj në orën dy pas mesnate, në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit të arritur me Hamasin.

Sulmet izraelite në Gazë shkaktuan vdekjen e 254 palestinezëve, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra dhe plagosën 1.948.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *